Ukraina publikon dokumentin: Rusia synon të presë dhe shesë pyjet tona (FOTO LAJM)

Inteligjenca ukrainase ka zbuluar se Rusia po planifikon shpyllëzimin masiv të pyjeve të Ukrainës, sipas një letre të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu “Për mundësinë e shpyllëzimit në tokat mbrojtëse”, drejtuar personalisht presidentit rus Vladimir Putin, një kopje e së cilës është në duart e ukrainasve.

Dokumenti synon të marrë leje për prerjen totale të “pyjeve, pemëve, shkurreve dhe gjelbërimit” ukrainas. Parashikohet prerja e “çdo bime dhe lloji, pavarësisht formës së pronësisë dhe kategorisë së tokës me të drejtë shfrytëzimi të drurit të përftuar”.

Në të njëjtën kohë, në letër thuhet se druri i papërdorur për nevojat e Forcave të Armatosura të RF do të shitet , dhe të ardhurat do të përdoren për të siguruar ushtrinë okupatore. Shoigu i kërkon Putinit që të lejojë pushtuesit që “të kryejnë shpejt një detyrë me rëndësi strategjike”.


Shtuar 15.03.2022 15:20