Rusia ka sulmuar një ndërtesë banimi në Kiev. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (SES) zjarri shpërtheu në pesë katet e para të ndërtesës 10-katëshe dhe u shua në orën 06:51 me orën lokale.
Nga sulmi kanë humbur jetën 2 persona dhe 35 janë shpëtuar.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm ka pasur raporte për shpërthime të mëdha në Kiev, ndërsa shkalla e plotë e dëmeve është ende e paqartë./albeu.com