Një zonë përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya është bombarduar nga forcat ruse.
Lajmin e bëjnë të ditur raportet në shërbimin e mesazheve Telegram.
Një mesazh pasues nga kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur që nga shpërthimi.
Rusia mori kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë më 4 mars, pasi u godit nga bombardimet.
Centrali, i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.