Lufta mes forcave ruse dhe ukrainase ka vazhduar që nga 24 shkurti.
Supozohet se ushtria ruse do të kryejë sulme në tre qytete të mëdha në rajonin e Luhanskut, Rubizhne dhe Severdonetsk, i cili është gjithashtu qendra administrative e rajonit të Luhansk.
Qytetet së bashku kanë afërsisht 300,000 banorë, në mesin e të cilëve ka një numër të madh prorusë. Në vitin 2014, për këto tre qytete u zhvilluan beteja të mëdha midis forcave ukrainase dhe ruse.
Duke pushtuar këto tre qytete, forcat ruse do të siguronin një pozicion strategjik për të vazhduar drejt lumit Dnieper dhe për të hapur rrugën për në Kiev, por edhe për t’u bashkuar me ushtrinë e Donetskut në rrethimin e Mariupolit. /albeu.com/