Rusët sulmojnë rafineritë e naftës në dy qytete të Ukrainës (VIDEO)

Rafineritë e naftës në qytetet ukrainase Zhytomyr dhe Cherniahiv janë kapluar nga zjarri si pasojë e sulmeve ajrore të kryera nga ushtria ruse.

Kyiv Independent raporton se dy rafineritë e naftës në rajonin e Zhytomyr, janë përfshirë nga zjarri pas bombardimit të tyre nga forcat ajrore ruse.

Sipas agjencisë ukrainase për emergjenca, objektiv i ushtrisë ruse ishin rafineritë e natës në Zhytomyr dhe Cherniahiv.

Megjithatë ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarret, e deri më tani nuk raportohet për të lënduar.


Shtuar 7.03.2022 22:39