Raundi i tretë i bisedimeve, Ukraina i kërkon Rusisë të ndalojë sulmin ndaj civilëve

Ka nisur raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë. Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak i ka kërkuar  Rusisë të ndalojë sulmet ndaj civilëve, raporton BBC.

Në një postim në Tëitter, ai shkruan: “Për pak minuta, ne do të fillojmë të flasim me përfaqësuesit e një vendi që beson seriozisht se dhuna në shkallë të gjerë kundër civilëve është një argument. Provoni se nuk është kështu”.

 

Kujtojmë se deri më tani janë zhvilluar dy raunde bisedimesh me përfaqësueve të Ukrainës dhe atyre të Rusisë. Në takimin e parë nuk u mor asnjë vendim, ndërsa në takimin e dytë u vendos për zbatimin e korridoreve humanitare./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 16:04