Armando Broja pëlqehet shumë nga West Ham.
20-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe një asistim në Premier League, dhe kjo ka bërë që Broja të bëhet objektiv i shumë skuadrave evropiane, e në veçanti ato angleze.
Southampton është i interesuar ta bëjë të përhershme lëvizjen e shqiptarit në St Mary’s, ndërsa Broja pëlqehet edhe nga Arsenal, Newcastle dhe Borussia Dortmund.
Sipas gazetës Sport, West Ham është i gatshëm të paguajë 25 milionë funte apo 30 milionë euro në mënyrë që të rrëmbej Brojën nga Chelsea. /albeu.com/