179 raste të reja dhe 2 të vdekur ka qenë bilanci ditën e sotme nga COVID-19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.
Ndërkohë si rrallëherë numri i rasteve aktive në Tiranë ka rënë më poshtë se 20 mijë, një rekord që mbahej prej javësh.