“Ua dorëzoi qytetin rusëve”, kryebashkiaku në rajonin e Kharkivit akuzohet për tradhëti

Luftimet më të ashpra mes forcave ruse dhe atyre të Ukrainës janë zhvilluar në rajonin e Kharkivit.

Atje trupat ruse kanë avancuar më shumë dhe kjo dyshohet se ka ndodhur edhe për shkak të tradhëtisë së kryebashkiakut të Kupyansk, Hennadiy Mazehora, në rajonin e Kharkivit.

Lajmin të ditur e ka bërë media “Kiev Indipendent” në Ukrainë, e cila thotë se kryetari i bashkisë akuzohet për tradhti.

Hennadiy Mazehora dyshohet se ka bashkëpunuar me forcat ruse, sipas prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova. Ajo e akuzoi atë për ofrimin e mbështetjes për trupat që pushtuan qytetin e tij dhe ua dorëzoi kontrollin atyre.

“Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv të hënën në mëngjes”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Kievit, shkroi në Facebook se trupat e Moskës kishin bombarduar zonat e banuara me raketa Grad, duke thënë: “Dhjetëra janë vrarë dhe qindra të plagosur!

E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!”/albeu.com/


Shtuar 28.02.2022 16:49