Raportohet se trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Sipas burimeve, vendasit po bëjnë rezistencë të madhe kundër pushtuesve rusë, duke luftuar në çdo cep të vendit.
Imazhet e përleshjeve kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Një video, e verifikuar nga BBC, tregon një grup ushtarësh ukrainas që fshihen pas një muri, ndërsa njëri lëshon raketa.
Që nga viti 2019, ushtarëve rusë u është ndaluar përdorimi i telefonave gjatë detyrës, pasi përdorimi i tyre në rrjetet sociale ngriti çështje të sigurisë kombëtare.
Por ndërsa luftimet vazhdojnë, imazhet e shpërndara nga forcat ukrainase na japin një pamje të asaj që po ndodh në terren./albeu.com/
Street fight in Kharkiv. Ukrainian side. pic.twitter.com/i9DvKf6oEe
— Nikolay Zhigalin (@_ZhN_) February 27, 2022