Protestat vijojnë në kryeqytet, Lorik Cana shpreh mbështetjen për studentët: Duhet të dëgjohen (MESAZHI)

Prej shtatë ditësh, Tirana vijon të jetë në qendër të protestave masive të zhvilluara nga studentë dhe gjimnazistë, të cilët kundërshtojnë qeverinë aktuale. Në marshimeve u janë bashkuar edhe qytetarë, ndërsa në rrjetet sociale kanë reaguar figura të njohura të sportit, mes tyre futbollistë të Superiores dhe të Kombëtares.

Të lidhura

None found

Mbështetjes për të rinjtë u është bashkuar së fundmi edhe ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana. Ai ka theksuar se kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen, pasi ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit, ndërsa institucionet duhet t’u kushtojnë vëmendje të plotë shqetësimeve të tyre.

“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme. Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”, shkruan Cana.


Shtuar më 19.10.2026 13:46