Policia bën me dije se në Velipojë ka ndodhur një sherr masiv mes disa personave. Për këtë arsye janë vënë nën hetim proceduan shtetasit: H. R. 61 vjeç, E. R.23 vjeç dhe R. R. 20 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. R. 22 vjeç, pasi kanë goditur me grushte dhe dyshohet se e kanë kanosur me armë shtetasin K. S. 22 vjeç.
“Nga specialistët e Stacionit të Policisë Velipojë u proceduan shtetasit: H. R. 61 vjeç, E. R.23 vjeç dhe R. R. 20 vjeç , të 3 banues në Velipojë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. R. 22 vjeç, banues në Velipojë, pasi kanë goditur me grushte dhe dyshohet se e kanë kanosur me armë shtetasin K. S. 22 vjeç, banues në Velipojë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com