Nga diabeti te shërimi i plagëve, 6 përfitimet shëndetësore të çajit të kamomilit

Çaji i kamomilit njihet për efektet e shëndetshme në organizmin e njeriut.

Ai mund të veprojë kundër pagjumësisë dhe ndjesisë së ankthit. Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sistemin imunitar që të luftojë bakteret.

Përdorimi gjatë ciklit menstrual dhe kundër tensionit, pasi keni pirë çaj kamomil, rriten nivelet e glicerinës, të cilat reduktojnë spazmat muskulare dhe qetësojnë nervat, duke përfshirë dhe ngërçet uterine dhe tensionin, të dyja të lidhura me ciklin menstrual.

Çaji i kamomilit gjithashtu qetëson stomakun e foshnjave dhe ndalon diarrenë.

Përdorimi i çajit të kamomilit shërben për problemet e lëkurës, si: ekzema, dermatiti, urtikarja, edhe pse rezultatet nuk janë provuar shkencërisht.

Një përzierje e çajit të kamomilit mund të përdoret për të qetësuar ulçerat në gojë, nëse përdoret si shpëlarës deri në gjashtë herë në ditë.

Njihuni me 6 përfitimet shëndetësore që i sjell trupit tuaj çaji i kamomilit:

Ndihmon shërimin e plagëve

Çaji kamomilit është përdorur që në lashtësi për përshpejtimin e shërimit të plagëve. Një studim i fundit tek minjtë ka rezultuar se minjtë të cilëve i’u është dhënë çaji kamomili janë shëruar më shpejt sesa ata që nuk iu është dhënë. Kamomili është i mirë edhe për djegie, sepse vepron kundër inflamacionit, baktereve dhe është antioksidant i shkëlqyer.

Lufton diabetin

Studimet e fundit kanë treguar se çaji kamomilit ndihmon shumë personat që janë të prekur nga diabeti.

Zbutë spazmën e muskujve

Konsumi i çajit të kamomilit sipas hulumtuesve zbutë spazmën e muskujve dhe është një mjet i mirë kundër dhimbjeve menstruale.

Qetëson dhimbjet e stomakut

Efekti i kamomilit në stomak është shumë qetësues duke relaksues për muskujt e barkut dhe ndihmuar funksionimin e rregullt të zorrëve, shkruan noa. Gjithashtu, çaji i kamomilit mund të ndihmojë edhe në tretjen e ushqimit.

Ndihmon për gjumë të mirë

Një gotë çaj kamomil para gjumit vepron si qetësues në sistemin nervor në mënyrë që ju lejon të bëni gjumë më të rehatshëm. Vlen të theksohet se kamomili ka qenë si ilaç kundër pagjumësisë për shekuj me radhë.

Lëkurë të shëndetshme

Si anti-inflamator kamomili ndihmon në pastrimin e lëkurës e deri tek irritimet si ekmeza, puçrrat dhe alergjia.


Shtuar 25.02.2022 23:20