BE do të “ngrijë” asetet evropiane të mbajtura nga Putin dhe Lavrov

Ministrat e Jashtëm po planifikojnë të miratojnë paketën e sanksioneve këtë pasdite, së bashku me një numër masash kundër bankave dhe industrisë ruse, citon gazeta tre persona të njohur me këtë çështje.

Putin dhe Lavrov nuk do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit sipas masave, shkruan FT, duke nënvizuar gatishmërinë e BE-së për të mbajtur të hapura mundësitë simbolike diplomatike, njofton  CNN.

Një zyrtar i BE-së, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Reuters: “Ne po lëvizim sa më shpejt që të mundemi”, duke shtuar se blloku mund të synojë gjithashtu “shumë të tjerë” oligarkë.

 


Shtuar 25.02.2022 14:05