Bëhet “i gjallë” Donaldi, aktori po i kërkon rikthim Beatrixës? (FOTO LAJM)

Donald Veshaj doli me çmimin e dytë nga “Big Brother VIP”. Dita e parë pas daljes ishte mjaft aktive për aktorin, për të rënë më pas për ditë me rradhë në heshtje.

Gjatë kësaj kohe Beatrix, e dashura e tij brenda shtëpisë së “Big Brother” konfirmoi ndarjen e shumëpërfolur.

Ajo gjithashtu e hoqi Donaldin nga Instagrami, por ky i fundit nuk ka bërë të njëjtën gjë.

Ditën e djeshme ai ka bërë një vizitë në një qendër për fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit ku shihet pranë fëmijëve. Donaldi tha se të ardhurat e pikturës së shitur në ankand, që realizoi brenda shtëpisë së BB, shkuan për këta fëmijë.

Ndërkohë pas kësaj ai publikoi një InstaStory, ku në video nuk kishte asgjë për të treguar, prandaj gjithë vëmendja shkon të knëga në sfond dhe pikërisht teksti i saj.

“Dëshiroj vërtet të kaloj një fundjavë (baby)/ Për të të treguar këtë gjë që po ndiej (ohh po)/ Por vërtet nuk të njoh aq mire/ Ne mund të shkojmë atje nëse ti dëshiron të më kesh, nuk e di (oh jo)/ Pse mendoj se te dua. Kur nuk të njoh aq mirë”, thuhet në tekstin e këngës.


Shtuar 25.02.2022 14:05