Sulmi terrorist me armë në Amerikë: Vriten 8 shtetas, autori i jep fund jetës

Një sulm me armë ka ndodhur ditën e enjte në Amerikë, në Indianapolis.

Tetë viktima janë konfirmuar nga të shtënat me armë në një pikë postare në Indianapolis FedEx, mbrëmjen e së enjtes.

Lajmin e konfirmoi për CNN zëdhënësi i Departamentit të Policisë Metropolitane në Indianapolis, Genae Cook.

Autoritetet ishin në dijeni të shumë viktimave të tjera të plagosura në spitale, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike, thanë autoritetet gjatë një konference për mediat sot në mëngjes.

Policia konfirmon se autori I krimit ka vrarë veten pas sulmit, duke mos lënë mundësi për zbardhjen e shkaqeve që e ccuan në veprimin ekstrem.

Policia mbërriti në skenën e të shtënave rreth orës 12 të darkës, ndërsa hetimet vijojnë ende.

 


Shtuar 16.04.2021 10:28