I mori jetën gruas për xhelozi, kaq vite burg u dënua ish-gardisti

Ditën e sotme gjykata ka marrë vendimin për shtetasin Alket Arapaj.

Ish-gardisti i cili vru gruan e tij pas dyshonte për tradhti, është dënuar nga gjykata me 35 vite burg.

Rikujtojmë se rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkshorten Evelina Seferaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren.

Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend, ndërsa shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia.

Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftt duke qarë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 16.04.2021 10:30