Atalanta arrin akordin me fondin Amerikan

Klubi i Atalantës ka arritur një marrëveshje me fondin Amerikan të cilët kanë firmosur edhe kontratën.

Familja Percassi ka nënshkruar një kontratë me një grup investitorësh, me në krye Stephen Pagliuca, bashkëpronar i Boston Celtics dhe i Bain Capital, një nga fondet kryesore të investimeve në botë.

Por si do të funksionojë ky partneritet i ri Italo-Amerikan? Ekipi i Bergamos e ka shpjeguar këtë gjë në një deklaratë për shtyp.

“ Marrëveshja parashikon hyrjen e investitorëve të rinj me një aksion total prej 55% në kapitalin aksioner të La Dea Srl (“La Dea”).

Familja Percassi do të mbajë aksionet e 45 %. La Dea është nën-mbajtëse e familjes Percassi, e cila zotëron afërsisht 86% të kapitalit aksioner të Atalanta.

Familja Percassi do të mbetet aksioneri kryesor i vetëm dhe qeverisja do të jetë shprehja e një partneriteti të barabartë: Antonio dhe Luca Percassi do të vazhdojnë të mbajnë përkatësisht postin e Presidentit dhe CEO të Atalantas, ndërsa Stephen Pagliuca do të emërohet bashkëkryetar i klubit”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.02.2022 16:46