Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Tiranës.
Ai është parë në ambjentet e brendshme ku i është kërkuar për t’u paraqitur.
Në fotografitë e publikuara nga Gazeta DRITA, duket se Baba Mondi shoqërohej nga konsulentët e tij.
Deri më tani nuk mësohen detaje lidhur me çështjet për të cilat ai është thirrur.
Le të kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Baba Mondi shkon në dyert e drejtësisë./albeu.com/