Xavi: Na duhen tre pikët me patjetër ndaj Valencias

Xavi Hernandez e di rëndësinë e udhëtimit të Barcelonës në Mestalla për t’u përballur me Valencia në La Liga Santander të dielën pasdite.

Barcelona do të jetë pa një numër lojtarësh për ndeshjen, por Xavi nuk po bën asnjë justifikim dhe e ka kuptuar se sa thelbësore do të ishin tre pikët në ndjekjen e ekipit të tij për një përfundim në top-katërsh.

“Çdo ndeshje është si një finale për ne”, tha Xavi gjatë konferencës për shtyp të së shtunës para ndeshjes. “Duhet të jemi në top katërshen.

“Ne kemi nevojë urgjentisht për pikët. Fitorja në Valencia është thelbësore.”

Nga vetë ndeshja, trajneri e di se Barcelona do të duhet të imponojë stilin e saj te Los Che, pasi skuadra e Bordalas mund t’i shkaktojë probleme.

“Mendoj se duhet të imponojmë ritmin tonë dhe ta qarkullojmë mirë topin”, tha Xavi. “Është e vërtetë që ata imponojnë ritmin dhe intensitetin e tyre në ekipe, dhe kjo tregon shumë për punën e Bordalas, ai është një trajner i madh.

“Ne do të shkojmë në një stadium të vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Ata janë një ekip intensiv dhe trajneri e bën mirë punën e tij. Do të jetë e ndërlikuar, intensive, agresive “./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.02.2022 16:29