Kylian Mbappe (23 vjeç) ishte protagonisti kryesor i përballjes mes PSG-së dhe Real Madridit para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Sulmuesi francez ishte autori i golit të fitores që i afroi parizienët në çerekfinale të Champions League. Megjithatë, e ardhmja e tij çdo ditë që kalon duket më pranë skuadrës Los Blancos.
Në Paris ata ende nuk janë dorëzuar. Të vendosur për të mos e humbur atë me kosto zero, nga TeleFoot ata tregojnë se klubi francez do rinovimin me Mbappe. /albeu.com/