E ngatërroi me një lopë, momenti kur çiklisti e pësoi keq nga demi (VIDEO)

Ky është momenti kur një çiklist goditet dhe shtypet nga një dem, të cilin e ngatërroi duke menduar se mund të jetë një lopë.

Tony Inderbitzin tha se “akoma ndjen dhimbjet”, pas goditjeve të fuqishme që i dha demi gjatë një gare të çiklizmit në malet Bianxhi në Bakersfield të Kalifornisë.

Ky mal i njohur për ngjitje shpesh është temë diskutimi ku ndodhin incidente të ndryshme – kurse çiklisti i pafat kishte përshkuar 80 milje duke menduar se do të arrijë në vijën e finishit pa ndonjë problem.

Megjithatë ai e pësoi keq kur vendosi të kalojë pranë demit, për të cilin mendoi se ishte një lopë e “shoqërueshme”.

Si pasojë e kësaj çiklisti i shpëtoi më të keqes, por jo edhe lëndimeve të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

E kalimtarët e rastit arritën të kapin momentin kur demi i vërsulet, dhe fillimisht e rrëzon në tokë dhe më pas e shtyp – duke kaluar sipër tij.


Shtuar 16.02.2022 18:52