Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, u shpreh se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nuk është përgjegjësi i vetëm për skemën korruptive të Inceneratorit të Elbasanit.
Tabaku ka deklaruar se nga SPAK ka marrë një shkresë zyrtare që ka disa persona të tjerër nën hetim.
Megjithëse SPAK nuk ka pohuar se ka zyrtarë të lartë nën hetim, Jorida Tabaku ka akuzuar Arben Ahametajn si të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorit të Elbasanit.
Komentet Tabaku i bëri në ABC ku ishte e ftuar.
A po përdoret politikisht Komisioni Hetimor?
“Si sot një vit kisha një interpelancë me Damian Gjiknurin. Ka qenë një nismë para 4 vitesh dhe shumë njerëz thonin se nuk ka asgjë. Atë dosje e kemi analizuar dhe ka nevojë për të hedhur dritë në këtë aferë. Kjo do i shërbeje SPAK. Se vepruan me Lefter Kokën por nuk është i vetmi se kemi dorëzuar padi se është grup i strukturuar kriminal dhe përfshihen më shumë s e5 persona. Ka shumë gjëra për tu investiguar për Elbasanin. Nuk mundet Lefter Koka i vetëm të kryej 17 procedura brenda një dite. Firmosja me 16 faqe dhe të gjithë procedurat kanë ndodhur për 8 orë dhe nuk e bën dot Lefter Koka. Avokati i Shtetit i ka thënë që kontratat janë gabim. Edhe APP ka mbajtur qëndrim dhe duhet të ishte procedurë e hapur kombëtare. Ajo zonjë nuk kishte asnjë lek në llogari. Nuk ka asnjë aset tjetër. Ajo ka lënë planin e biznesit”, tha Tabaku./albeu.com/