“Të mos dalë asnjë foto apo video”, të rinjtë e FRESSH-it ia kërcasin festës në Librazhd (VIDEO)

Pak pasi kryeministri Edi Rama u largua nga Librazhdi, të rinjtë e FRESSH kanë organizuar një festë .

Një video është publikuar nga JOQ ku kryetarja e FRESSH-it në Librazhd, Brixhilda Biçaku ka mbledhur të gjithë të rinjtë përkrahës të Partisë Socialiste në një ambient të mbyllur për të festuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Megjithëse kryeministri ka bërë një propagandë të vazhdueshme për të respektuar masat anti-Covid dhe se e keqja sipas tij po vjen nga partitë e tjera, duket se Rama e ka brenda në partinë e tij ‘ të keqen’.

Në video dëgjohet teksa kryetarja e FRESSH-it në Librazhd i kërkon të rinjve që të mos filmojnë dhe nëse dikush dehet, shoku t’i marrë telefonin nga dora. Ndërkohë Biçaku nuk ndalet me kaq, por i premton të rinjve dhe një ‘mega party’ tjetër kur kryeministri të vij sërish.

 


Shtuar 15.04.2021 10:10

Tags: ,