Kualifikimi në gjysmëfinalen e Champions, Zidane: Vuajtëm, por e merituam

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij është e uritur për më shumë sukses, pasi e eliminoi Liverpoolin nga Champions League.

Real Madridi siguroi një vend në gjysmëfinale pasi fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj “Reds-ave”. Skuadra e Zidane u mbrojt pothuajse gjatë gjithë kohën në “Anfield”, duke e pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë.

“Ne e dinim se do të vuanim dhe prisnim Liverpoolin ta niste ndeshjen fuqishëm në 15 minutat e parë”, tha Zidane.

“Kjo është normale, sepse ishte çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Në fund ne u kualifikuam dhe jemi shumë të lumtur. Nëse jemi të bashkuar dhe ekipi gjithmonë kërkon më shumë. Ne nuk kemi fituar ende asgjë por jemi konkurrues në dy gara Champions dhe La Liga”, tha Zidane.


Shtuar 15.04.2021 10:15