Në gjysmëfinale ndaj Chelsea, Courtois:Keq që s’do të ketë tifozë në Stamford Bridge, aty kalova momente fantastike

Skuadra e Real Madridit ka kaluar në gjysmëfinale të UEFA Champions League pasi eliminoi ekipin nga Anglia, Liverpool.

Madrilent në rrethin tjetër do të luajnë ndaj Chelseat dhe për këtë portieri, Thibaut Courtois ka disa fjalë.

 

Belgu shprehet i lumtur që skuadra e tij do të luaj kundër ish-klubit dhe thotë se keq që nuk do të ketë tifoz në ‘Stamford Bridge’.

“Do të jetë shumë bukur t’i shohësh shumë fytyra të njohura atje. Do doja shumë të kishte tifozë në Stamford Bridge sepse atje kam kaluar momente fantastike. Largimi im nuk ndodhi në mënyrën më të mirë, por unë vërtetë kam kujtime të mira”, ka thënë Courtois pas ndeshjes mbrëmë.

Ndeshja e parë mes Realit dhe Bluve të Londrës do të zhvillohet më 27 prill, kurse ajo e kthimit më 4 maj./

Shtuar 15.04.2021 10:04