Sherr për porosinë, greku plagos me thikë shqiptarin në mes të restorantit

Porosia në restorant është bërë shkak i një sherri që përfundoi me plagosjen e një shqiptari në kryeqytetin grek, Athinë.

Greku dhe shqiptari ishin të dy të punësuar në restorant, ndërkohë që shqiptari tha se 43-vjeçari grek ishte përpjekur që ta godiste me thikë më shumë se 20 herë.

“Kam katër vite që punoj në dyqanin konkret në Vula. Unë punoj si një shpërndarës.

Sot dhe rreth orës 2 të pasdites dhe teksa po flisja me 43-vjeçarin, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Ai më hodhi një lugë duke më vrarë në buzë, ndërsa unë e grushtova. Më pas më erdhi me thikë dhe tentoi që të godiste në bark.

E ndalova sepse e kapa për dore. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Të paktën 20,” ka treguar shqiptari.

Ndërkohë që hetimet kanë nisur menjëherë për të zbuluar se si ka nisur në të vërtetë sherri mes dy shpërndarësve që për pak sa nuk përfundoi në vrasje.


Shtuar 14.02.2022 20:49