Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, në datën 6 mars 2022.
KZQ ka ndarë foto përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare.
Kujtojmë se kandidatët për zgjedhjet lokale në 6 bashki janë:
Bashkia Shkodër
Partia Socialiste me Majlinda Angonin
Koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ me Bardh Spahinë
Partia Demokratike me Xhemal Bushatin
Bashkia Dibër
Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Premtim Kryemadhin
Partia Demokratike me Luan Hakën
Partia Socialiste me Rahim Spahiun
Lëvizja e re me Dritan Torbën
Bashkia Durrës
Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Ardian Mukën
Partia Socialiste me Emiriana Sakon
Partia Demokratike me Luan Hotin
Bashkia Vorë
Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Lulzim Vranën
Partia Socialiste me Blerim Sherën
Partia Demokratike me Ymer Markun
Bashkia Rrogozhinë
Partia Demokratike me Ferdinand Saraçin
Partia Socialiste me Edison Memollën
Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Hekuran Xhanin
Bashkia Lushnjë
Partia Socialiste me Eriselda Sefën
Partia Demokratike me Indrit Sefën
Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë me Elton Banon