Konflikti Rusi-Ukrainë, Xhaçka tregon nëse Shqipëria do të mbajë anë ose jo në OKB

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh sot se ende nuk ka një projekt-rezolutë për konfliktin në Lindje mes Rusisë e Ukrainës.

Komentet Xhaçka i bëri në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Ajo theksoi se Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB është gjithashtu në një bashkëpunim të ngushtë me SHBA.

“Nuk jemi ende në atë fazë, nuk ka ende projekt rezoluta të draftuara që të marrin përkrahjen e vendeve të tjera. jemi në fazën ku kemi dakordësuar një bashkëpunim të ngushtë me SHBA ku do të jemi të dyja palët bashkëhartues. Duke i dhënë Shqipërisë gjithë prestigjin, për atë që është një vend konstruktiv që do të luajë një rol aktiv në Këshillin e Sigurimit”, tha ministrja./albeu.com


Shtuar 9.02.2022 13:07