Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve.
Stresi ka komentuar në një ‘Box Pop’ të realizuar për abcnews.al, ku një qytetar thotë se nuk ka sindikata të organizojnë popullin për të protestuar.
Ndërkohë reperi e mbështet mendimin e qytetarit dhe bën thirrje për protestë, duke marrë edhe shembullin e Francës. Stresi thekson se jemi një popull që fle gjumë dhe jemi sllevër.
“Pse ankoheni karburanti PO shkon 2 mi lekë litri sikur sa eshte lire fare!!!! Per 11 cent u dogj e gjithë Franca se ju rriten karburantin 11 cent me shumë? Dmth ata janë kafshe s’janë qytetar qe dalin e protestojne? Kurse ne nuk dalim se kemi qef me qen intelektual hahahaah. Nje popull qe fle gjume eshte skllav dhe pikë”, ka shkruar Stresi.
Kujtojmë se Stresi është shumë aktiv për çështjet e aktualitetit, duke reaguar herë pas here. Ai njihet edhe si një mbështetës i zjarrtë i ish-kryeministrit Berisha, i shpallur tashmë “non grata” nga SHBA./albeu.com/