Detaje të reja dalin nga arratisja e 4 shtetasve shqiptarë dhe një pakistanez nga burgu në Greqi.
Është bërë e ditur mosha e tyre e cila varion nga 29 deri në 43 vjeç si edhe veprat e ndryshme penale të kryera prej tyre që janë vjedhje me pasojë vdekjen, armëmbajtje dhe trafik droge.
Gjithashtu është publikuar dhe identiteti e vetëm njërit prej të dënuarve, i cili është një shtetas me origjinë nga Dropulli, O.P, 43-vjeç.
Te arratisurit:
1. O.P. 43 vjeç, shtetas shqiptar nga Dropulli, i dënuar për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”.
2. Shqiptar 32 vjeç, i dënuara për “grabitje”;
3. Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
4. Shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
5. Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”. /albeu.com