KQZ la Berishën jashtë koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, vjen reagimi i parë nga PD

KQZ sot zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Lirisë” me parti përbërëse LSI-në e Monika Kryemadhit dhe PDK-në e Nard Ndokës, duke lënë kështu jashtë grupin e Sali Berishës.

Pas këtij vendimi ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i cili shkruan se, përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve./albeu.com


Shtuar 4.02.2022 13:46