Një diskutim kokë më kokë për afro 90 minuta ishte takimi në kryeministri mes presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe kryeministrit Edi Rama.
Ceferin është një nga ata që kur bëhet fjalë për evente të mëdha të UEFA-s nuk mund të tolerojë asgjë ndaj dhe vizita e tij me Ramën tregon se numri 1 i futbollit europian kërkon siguri për finalen e madh të këtij kompeticioni.
Duhet thëne se Armand Duka nuk ishte në takimin e Ceferin me kryeministrin Rama teksa në zyrat e reja të FSHF-së ishin të gjithë drejtuesit e federates në krah të Ceferin.
Ky i fundit mbylli vizitën në orën 18:00 por priten detaje më shumë se çfarë ka ndodhur larg kamerave në takimet kokë më kokë.
Ndërkohë, Ceferin sapo ka hyrë në zyrat e FSHF-së për t’u takuar me dukën.