Sot janë ndër më të famshmit në Shqipëri, por jo të gjithë i mbajnë mend fillimet e Arbana Osmanit dhe Ermal Mamaqit. 20 vite më parë ata kanë prezantuar së bashku emisionin e parë “Top Select”, në 2002.
Siç shihet edhe në foto ata duken komplet ndryshe dhe është Ermali ai që shpreh surprizimin nga këto pamje.
Teksa kujtonin momentet gazmore të tyre, Arbana rrëfeu edhe keqkuptimet dhe konfliktet e shumta që ata kishin në prapaskenë apo edhe gjatë prezantimit që vinin si pasojë e batutave të shumta të Ermalit që mesa duket e acaronin moderatoren.
“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. Unë e merrja shumë seriozisht prezantimin ndërsa Ermali bënte shumë batuta. Më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më acaronte shumë”- tha ajo mes të qeshurash.