Barcelona mbyll transferimin e Aubameyang, pritet largimi i Dembele

Pierre-Emerick Aubameyang është objektivi i madh i Barcelonës për mbylljen e merkatos dimërore. Klubi katalanas vazhdon të djegë të gjitha marifetet e tij në përpjekje për të nxjerrë Dembele dhe disa operacione që ata kanë në tavolinë varen nga francezi.

Në parim, emri i parë i klubit ishte ai i Alvaro Moratas me kërkesë të shprehur të Xavi Hernández , por më në fund Atletico Madrid ka vënë veton ndaj çdo opsioni që ish-lojtari i Castilla-s të mbërrijë në Camp Nou.

Tani Barcelona ka mundësinë të nënshkruajë me reprezentuesin gabonez, i cili për momentin është krejtësisht jashtë planeve të Mikel Arteta-s.

Me një kontratë në fuqi deri në qershor 2023, afrikani do të mbërrinte në formë huazimi deri në fund të sezonit, në negociata që siç mëson TodoFichajes janë mbyllur plotësisht.

Tani operacioni do të varet vetëm nga largimi i Dembeles dhe gjithçka tregon se Chelsea është rruga kryesore e shpëtimit. /albeu.com


Shtuar 29.01.2022 16:28