Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ironizuar mbrëmjen e djeshme gazetarët dhe analistët që kishte të ftuar Blendi Fevziu në emisonin ‘Opinion’, teksa i ftuar ishte ish-kryeministri Sali Berisha.
“Blendi Fevziu rrallë fton gazetarë dhe analistë profesionistë në studio. Shumica janë aktivistë të rëndomtë që sulmojnë nën petkun e gazetarisë…. Mediokritet total!!”, shkruan Kokalari.
Kujtojmë se Kokalari është një mbështetëse e flaktë e ish-kryeministrit Berisha dhe ka marrë pjesë në disa “Foltore” të organizuara prej tij./albeu.com/