Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kryemadhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ky muaj është muaji i faljes që lartëson vlerat e mirë dhe rrit forcën e njeriut.
“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë.
Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri.
Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”, shkruan Kryemadhi. /albeu.com/