Zbukuroi fëmijërinë e të gjithëve, Kevin i “Home Alone” bëhet baba për herë të parë (FOTO LAJM)

Mos e besoni po deshët, por Kevin i filmit të preferuar të fëmijërisë, “I vetëm në shtëpi”, është bërë baba për herë të parë. Aktori Macaulay Culkin dhe e dashura e tij Brenda Song, kanë mirëpritur disa ditë më parë fëmijën e tyre.

Dyshja janë bekuar me një vajzë, që e kanë pagëzuar me emrin Dakota Song Culkin. Përfaqësues të çiftit kanë zbuluar se e vogla ka ardhur në jetë në datë 5 prill.

“Jemi shumë të lumtur”, ka thënë çifti në një deklaratë.

Çifti zgjodhën emrin Dakota për vajzën në nder të motrës së aktorit, që ndërroi jetë në vitin 2008 në moshën 29 vjeçare pas një aksidenti me makinë. Ndërkohë “Esquire” ishte media e parë që njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së Culkin dhe Song.

Në të njëjtën media, në muajin shkurt, Macaulay Culkin shprehur hapur dëshirën për të krijuar një familje me partneren e tij, me të cilën është në një lidhje prej 4 vitesh.

“Ne praktikohemi shumë. Asgjë nuk të ndez më shumë sesa kur gruaja jote hyn në dhomë dhe thotë ‘Zemër, jam duke ovuluar’”, u shpreh aktori 40-vjeçar në intervistë.

Çifti është njohur për herë të parë në vitin 2012, teksa ishin për xhirimet e një filmi në Tailandë. Song ishte e fejuar me vëllain e Miley Cyrus më parë, ndërsa Culkin ka qenë në një marrëdhënie me Mila Kunis për 9 vite.


Shtuar 13.04.2021 08:40