Sulmi me tritol në shtëpinë e Dukës, reagon presidenti i FFK-së: Ngjarje e rëndë për Shqipërinë si shtet

Pas sulmit me tritol në banesën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës, kur për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Këtë sulm ndaj Dukes, Ademi e ka cilësuar si të shumtuar dhe që rëndon shumë për Shqipërinë si shtet.

Gjuthashtu presidenti FFK-së ka dhënë përkrahjen e tij për Dukën dhe familjen e tij.

Postimi i plotë:

I tronditur me lajmin që mbrëmë vonë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës.

Akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z. Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.

Fatmirësisht miku im Armand Duka dhe familja e tij janë mirë dhe kanë kaluar pa pasoja nga ky akt i njerëzve të ligë. 

Familjes së tij i ofroj tërë mbështetjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar, me shpresë që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë dhe në të ardhmen të mos ballafaqohet me ngjarje të tilla. /albeu.com


Shtuar 25.01.2022 10:33