TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka pritur në takime të veçanta dy grupe protestuesish, të cilët i kanë përcjellë shqetësimet e tyre për zhvillimet politike në vend dhe kanë paraqitur propozimet për kapërcimin e situatës.
Sipas të dhënave të siguruara nga News24, bisedimet me kreun e shtetit janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme.
Të lidhura
None found
Ndër kërkesat e artikuluara gjatë takimeve ka qenë shpërndarja e Parlamentit, si edhe ngritja e një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar.
Protestuesit kanë deklaruar se kjo qeveri do të kishte si përgjegjësi kryesore përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.






