“Ishte me kapuç”, Armand Duka flet për herë të parë pasi i vunë eksplosiv në banesë

Pas shpërthimit në banesën e tij në Durrës, Armand Duka u nis urgjent nga Tirana dhe pas mbërritjes ka folur për mediat.

Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh. Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie kanë. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë.

Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, kët janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur. Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar” tha ai.

Por a ka ai dyshime? “Unë jam ekonomist nuk jam polic, kur të bëhem polic do të kem dyshime”.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, Erion Veliaj që është në luftë të hapur me Dukën, e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”. /albeu.com


Shtuar 24.01.2022 23:06