Rama tregon strategjinë për zgjedhjen e presidentit të ri: Do pyesim popullin

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Ramë është ndalur tek zgjedhja e Presidentit të ri pas largimit të Metës.

Kryeministri u shpreh se do të pyesë popullin për këtë vendimarrje dhe do të zgjedhin një person që të jetë i dobishëm.

“Komplikimi i skajshëm të PD, na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku do e kërkojmë dialogun dhe do e zgjedhë ky grup Parlamentar. Do mendojmë për mënyrën si të këshillohemi me qytetarët për këtë vendimmarrje. Të zgjedhim opinionin e njerëzve, të presidentit apo presidentes së re. Se një histori tregon se e kanë degraduar institucionin.” tha Rama.

“Do gjendet mes nesh. Mund të jetë edhe jashtë vendit. Do japim mundësinë që për 5 vitet e ardhshme të ketë një njeri normal.” tha Rama./albeu.com/


Shtuar 24.01.2022 11:21