Rui Costa rrëfen sekretet: Na vinte turp të imitonim CR7, e bënim fshehurazi

Presidenti i Benfica-s, Rui Costa ka zbuluar episodet e karrierës së tij në Kombëtare me Cristiano Ronaldon.

Ish-mesfushori tregoi se golashënuesi gjithmonë shpikte teknika të reja, por askush nuk kishte guxim ta imitonte në stërvitje dhe e bënte fshehurazi, marrë nga A Bola.

“Unë kurrë nuk kam luajtur me Messin, por kam pasur privilegjin të luaj me Cristiano Ronaldon, ndërsa ai po rritej në botën e futbollit. Në përzgjedhje ishte më i riu nga të gjithë, por shpejt u integrua shumë mirë dhe çdo ditë kishte gjithmonë një teknikë të re për të na mësuar. E vërteta është se ne kishim turp të përpiqeshim të bënim në stërvitje atë që bënte Ronaldo dhe e imitonim fshehtësi. Kështu, natën, në darkë fliste vetëm për driblimin, ndërsa ne u përpoqëm t’i rrënjosim rëndësinë e lojës në skuadër”, tha ish-mesfushori, në prononcimet e cituar nga gazeta  AS.

Rui Costa pranoi se askush nuk kishte dyshime se Ronaldo do të zgjidhej më i miri në botë:

“Kur ai nuk ishte aty, të gjithë thoshim se Ronaldo do ta fitonte me siguri Topin e Artë. Kjo vihej re nga mënyra se si stërvitej dhe nga talenti i tij. Nuk kishim dyshime. E dinim që kishim përballë një sportist me vullnet të jashtëzakonshëm, që kishte kokë e këmbë për të qenë më i miri. Dhe për fat të gjithëve, ishte kështu”. /albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 09:49