“Po fole do të të çojmë…” Si u paralajmërua Naim Strafuka për atentatin, kërcënimet që i janë bërë më parë

Mbrëmjen e së premtes një ngjarje e rëndë ndodhi në Fushë-Krujë ku iu vendos tritoli pranë banesës Naim Stafukës. Fatmirësisht nga ky shpërthim ka pasur vetëm dëme materiale.

Naimi është vëllai i Enver Stafukës, ky i fundit rezulton prej vitesh i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij. Enver Stafuka është bërë i njohur për autoritetet për shkak të një ngjarje të vitit 2013 ku ai u akuzua bashkë me Gentjan Bejtjan vodhën makinën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.

Pak ditë më parë Gentjan Bejtja mbeti i plagosur pas një atentati të bërë ndaj tij në afërsi të Niklës. Atij ju bë atentat nga persona të panjohur dhe në makinë me të ishte edhe Klodjan Stafuka. Kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur.

Përmes një interviste televizive, Naim Stafuka do të deklaronte publikisht më 4 nëntor 2021 se ai është kërcënuar nga persona me maska, të cilët nuk ka arritur t’i identifikojë, por që i kanë thënë se po foli do ta çojnë te vëllai i tij.

Stafuka në deklaratën e tij shton se dyshon se në zhdukjen e të vëllait është i implikuar Durim Bami, ky i fundit i njohur si i forti i Niklës.

Pjesë nga intervista:

Pas rrëmbimit të Enverit, a keni pasur sinjalizime nga persona të njohur apo të panjohur që mund të kishin dijeni për fatin e tij, apo informacione si dhe ku mund të ishte ai?

Kanë dhënë ndihmesa të rreme, e ka bërë ky, e ka bërë ai. Konkretisht asgjë nuk ka dalë në dritë. Deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Po ju jeni kërcënuar pas kësaj ngjarjeje?

Jemi kërcënuar me maska, mua personalisht më kanë kërcënuar.

Mund të na tregosh më gjatë?

Nuk kam njohur njeri.

Si ka ndodhur?

Kam qenë duke ecur me makinë, më kanë ndaluar me maskë, më kanë thënë: “Po fole më, do të të çojmë te vëllai yt”./albeu.com

 

 


Shtuar 22.01.2022 09:48