Granit Xhaka ka përshëndetur trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta për vizionin e tij ndaj lojës dhe tha se ai është një ‘anormal’. Xhaka u shpreh se Arteta ka ndryshuar mënyrën se si e sheh lojën që nga ardhja e tij si trajner i përhershëm në vitin 2019.
Mikel Arteta la rolin e tij si ndihmës menaxher në Manchester City për t’u bashkuar me Arsenalin pas shkarkimit të spanjollit Unai Emery në 2019.
Granit Xhaka e ka vlerësuar lart Artetën dhe e ka cilësuar si një nga trajnerët më të mirë që ka hasur si lojtar. Duke folur për ‘beIN Sports’, Xhaka tha:
“Si e shoh lojën tani është krejtësisht ndryshe nga më parë. Unë kam pasur shumë trajnerë përpara Mikelit, të gjithë kanë qenë të ndryshëm, por mendoj se Mikel është shumë më ndryshe nga të gjithë të tjerët.”
Ai është një ‘i çmendur’, në një mënyrë pozitive! Ai e sheh futbollin me sy të ndryshëm. Merrni, për shembull, se si ai na pozicionon në ndeshje. Ne mund të mbyllim sytë dhe të dimë saktësisht se ku janë lojtarët e tjerë.
Ai është lloji i trajnerit që ju jep të gjithë informacionin përpara se të dilni në fushë, kështu që nuk keni nevojë të mendoni për këtë në një ndeshje”.
Xhaka zbuloi se ishte e lehtë për të të stërvitej nën drejtimin e Artetës pasi ai ka qenë i qartë që nga dita e mbërritjes së tij për pritshmëritë e tij nga lojtarët që mbanin pozicione të ndryshme në fushë.
“Më pëlqeu që nga sesioni ynë i parë stërvitor së bashku. E dija saktësisht se çfarë donte dhe për mua ishte më e lehtë të filloja stërvitjen me të sesa ndoshta djemtë e tjerë që nuk kishin shumë përvojë.”
Mikel Arteta ka përfunduar 100 ndeshje si trajner i Topçinjve, pasi ka fituar 54 ndeshje, ka barazuar 20 dhe ka pranuar 26 humbje që nga ardhja e tij në vitin 2019.
Spanjolli ngriti titullin e FA Cup në fund të vitit të tij të parë si trajner i Topçinjve. Arsenali qëndron në vendin e gjashtë në sezonin në vazhdim të Premierligës, vetëm dy pikë më pak se West Ham United i renditur në vendin e katërt me dy ndeshje më pak./ h.ll/albeu.com