Kore raciste dhe shishe në fushë, dënohen Milani dhe Atalanta

Milani dhe Atalanta janë klubet e radhës që dënohen nga Federata Italiane e Futbollit pas ndeshjeve të fundit në Serie A.

Për shkak të koreve raciste ndaj sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, Atalanta gjobitet me 10 mijë euro.

Ndërsa Milani u gjobit me 3 mijë euro, pasi tifozët hodhën shishe plastike në fushë  në humbjen ndaj Spezias.

Ndërsa Genoa u gjobit me 5 mijë euro, pasi lojtarët e saj e vonuan qëllimisht fillimin e ndeshjen për tre minuta dhe fillimin e pjesës së dytë për pesë minuta. /albeu.com


Shtuar 19.01.2022 10:29