Një autobuz nga Kosova i mbushur me udhëtarë u aksidentua në Bullgari.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që ishin brenda autobusit të vetaksidentuar në mëngjesin e sotëm në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit të autobusit që ka marrë lëndime të lehta.
MPJD-ja ka thënë se me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse dhe ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalë në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme, njofton Klan Kosova.
Sipas të dhënave nga terreni, aksidenti kishte ardhur pasi që autobusi i cili operonte në linjën Prishtinë-Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo kishte devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta./albeu.com/