Lazio fiton në ekstremis dhe do të përballet me Milanin në çerekfinale (VIDEO)

Lazio ka arritur të fitojë me vështirësi ndaj Udineses me rezultatin 1-0.

90-të minutat janë mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0. Ndeshja ka qënë e ashpër pasi në total janë marrë 11 kartona të verdhë.

Pas kohës së rregullt, ndeshja shkoi me shtesë ku u luajtën 2 pjesë me nga 15-të minuta secila.

Në minutën e 106-të goli erdhi me anë të bomberit italian, Immobile. Sulmuesi shënoi një gol të bukur duke I dhënë avantazhin ekipit të tij.

Lazio tashi do të gjejë Milanin në çerekfinalen e Kupës së Italisë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 20:10