Analisti Arjan Curri ka deklaruar se ka negociata mes Bashës dhe mazhorancës, për të gjetur një mënyrë, për largimin përfundimtar të Berishës nga politika.
Sipas Currit, kjo mund të ndodhë nëpërmjet një ndryshimi në ligjin e dekriminalizimit, ku shpallja non-grata nga SHBA dhe vendet e BE, të jetë arsye e mjaftueshme për të bërë të pamundur qëndrimin në politikë.
Komentet Curri i bëri në MCN ku ishte i ftuar.
Pjesë nga biseda:
Arjan Curri: Po bëhen nën dhè negociata të forta, për ta nxjerrë Berishën nga parlamenti me ligj. Është ligji dekriminalizimt, që thotë personat që dëbohen nga BE dhe SHBA, e humbasin mandatin. Ka patur një debat nëse non-grata është expuls apo jo. Sipas një interpretimi të gjerë është.
Një nga negociatorët, e kam burim dhe më thotë që, po bëhen negociata të ethshme, që të bëhet një amendim i ligjit të dekriminalizimit dhe në pikën 2 të shtohet edhe fjala non-grata. Mjafton të bashkojë Basha dhe Rama votat dhe Berisha ikën nga parlamenti. Ka fuqi prapavepruese ligji i dekriminalizimit.
Armand Shkullaku: Ka një problem kjo, është tejkaluar, sepse fillimisht u caktua të vendosej në Kushtetutë, që kush është non-grata nuk mund të zgjidhet. Në KQZ u çua nga PD, kjo për rastin Tom Doshi. KQZ nuk e mori parasysh këtë gjë, për më tepër që mungonin prova dhe fakte.
Mirë SHBA-të që na duan të mirën dhe na kanë në zemër, po grekët që na kanë inat? Atëherë na shpallin gjysmat e politikanëve non-grata dhe na i nxjerrin nga politika. Nuk ndodh kjo./albeu.com/