Vjen oferta e parë zyrtare për Eriksen nga Premier League

Christian Eriksen stërvitet me Odensen, në pritje të një oferte që e kënaq për t’u rikthyer dhe për të fituar një vend për Botërorin e ardhshëm në Katar.

Sipas ‘The Athletic’, ai ka një në tavolinë dhe vjen nga Premier League. Brentford , i promovuar së fundmi dhe që lufton për të qëndruar në elitë, i ka ofruar mesfushorit një kontratë gjashtëmujore, me opsionin e zgjatjes edhe për një vit.

Në ishuj, ai bëri emër si një nga mesfushorët më të shquar në kontinent në radhët e Tottenhamit , duke u tingëlluar fuqishëm për Real Madridi dhe tani Premier League mund të shfaqet si një trampolinë që ai të ndihet si futbollist sërish pas problemit të zemrës në Europianin e kaluar.

Interi i ndërpreu kontratën , pasi rregullat e Serisë A nuk e lejonin regjistrimin për shkak të gjendjes shëndetësore. r.t/albeu.com


Shtuar 17.01.2022 12:41